Skuadra holandeze pranë transferimit të lojtarit të Man Utd

Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos e Jadon Sanchos, klubi i Manchester United po shikon alternativat për t'i huazuar disa nga lojtarët të cilët nuk mund të kenë hapësira për sezonin e ri në skuadër.

Sport

28/08/2021 21:59

Njëri ndër ta është edhe 19-vjeçari Amad Diallo, i cili duket se do të largohet nga ekipi anglez pak kohë pasi u transferua nga Atalanta në janar të këtij viti.

Klubi holandez, Feyenoord është pranë arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Man Utd në formë huazimi, raporton Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, United kanë pranuar propozimin nga skuadra holandeze me huazimin e lojtarit deri në qershor 2022 dhe marrëveshja është pranë finalizimit. /Lajmi.net