Skuadra e Premierligës në ‘pole position’ për James Rodriguez

James Rodriguez u rikthye te Real Madrid verën e kaluar, por nuk është në planet e Zinedine Zidane, kështu që ‘Mbretërit’ e futën atë në listën e transferimeve.

Sport

01/04/2020 18:04

Ylli kolumbian pritet të ndryshojë skuadër këtë verë, me klubet nga e gjithë Evropa që janë vënë pas tij.

Së fundi, kësaj liste i është bashkuar edhe Arsenal, përcjell lajmi.net.

‘Gunners’ së shpejti do të kontaktojnë agjentin e tij dhe do të fillojnë negociatat për transferimin e 28 vjeçarit.

Vetë lojtari dëshiron të transferohet në Premierligë, ku përveç Arsenalit, i interesuar mbetet edhe Everton dhe Wolves.

Arsenal do të jenë të gatshëm të ofrojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e Rodriguez./Lajmi.net/