Skuadra e plotë e Real Madrid për ndeshjen ndaj Sevillas

Megjithë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit të parë gjatë gjithë javës, Gareth Bale përfundimisht nuk ka arritur të jetë në listën e skuadrës për ndeshjen e Real Madridit kundër Sevilla sot.

Sport

18/01/2020 09:39

Sergio Ramos është lënë jashtë listës gjithashtu, edhe pse ai stërviti të premten.

Kapiteni pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë Superkupës së Spanjës javën e kaluar dhe nuk po rrezikohet, përcjell lajmi.net.

Fede Valverde mungon për shkak pezullimi, ndërsa James Rodriguez, Mariano dhe Alvaro Odriozola janë lënë jashtë si një vendim teknik.

Lista e plotë e skuadrës së Real Madridit është si vijon: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube, Dani Carvajal, Eder Militao, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Isco, Karim Benzema, Lucas Vazquez , Luka Jovic, Brahim, Vinicius dhe Rodrygo. /Lajmi.net/