Skuadra e njohur serbe futet në Kosovë, do t’i zhvillojë dy ndeshje
Partizani i Beogradit ka arritur në Kosovë.

Sport
Partizani ka arritur në Kosovë që t’i zhvillojë dy ndeshje.
Mediat serbe kanë shkruar se ekipi nuk ka arritur i plotë në Mitrovicën Veriore, ku do të përballen me ekipet e ashtuquajtura, “Trepça” dhe “Leposaviqi”, përcjell “lajmi.net”.
Partizani i Beogradit do t’i zhvillojë këto ndeshje si ekspeditë dhe të njihen nga afër me dy skuadrat që luajnë në Kosovë.
Skuadra serbe, ndeshjen e parë do ta ketë ndaj “Trepçës”, e që do të startoj në ora 15:00. /Lajmi.net/