Skuadra e madhe nga La Liga kërkon Muriqin

Sezoni 2018/2019 ka qenë më i miri në karrierën e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Sport

22/05/2019 16:37

Djaloshi nga Prizreni ka arritur të fitojë vëmendjen e shumë skuadrave me paraqitjet në Superligën e Turqisë, te skuadra e Rizespor.

25 vjeçari në 33 paraqitje ka shënuar 16 gola, duke u renditur në vendin e tretë në listën e golashënuesve.

Prej muajsh mediet në Turqi kanë raportuar për një interesim konkret për Muriqin, përcjell ‘lajmi.net’.

Gara për Muriqin i është ashpërsuar Fenerbahces, pasi tani sulmuesin e Kosovës po e kërkon edhe Real Betis në La Liga.

Kujtojmë se Muriqi gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Lirisë së Prizrenit./Lajmi.net/