Skuadra e Ludogorets mbërrin në Itali me maska anti-koronavirus

Italia ka qenë në alarm ditëve të fundit për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sport

26/02/2020 17:14

Edhe skuadrat e futbollit kanë ndërmarrë masat për parandalimin e përhapjes së virusit, derisa shumica e ndeshjeve do të luhen pa tifozë.

Njëra ndër to është edhe ndeshja e kthimit Inter – Ludogorets në kuadër të Ligës së Evropës, transmeton lajmi.net.

Skuadra bullgare ka mbërritur në Itali teksa i gjithë stafi dhe lojtarë janë pajisur me maskat anti-koronavirus.

Ndryshe, ndeshja e parë përfundoi 2:0 në të mirë të Zikaltërve. /Lajmi.net/