Skuadra e Llapit me një njoftim për tifozët e saj para transferimit të Festim Alidema në Kroaci

Futbollisti i Llapit, Festim Alidema, së shpejti do të prezantohet tek skuadra e tij e re në Kroaci.

Sport

08/07/2019 12:45

Para transferimit të yllit kosovar në Kroaci, skuadra e Llapit është kujdesur që të lëshoj një njoftim për tifozët e skuadrës dhe lojtarit.

Llapjanët kanë njoftuar se sot tifozët mund të përshëndeten me lojtarin në seancën e tij të fundit stërvitore me Llapin, para udhëtimit drejt Kroacisë.

Përshëndetja e tifozëve me lojtarin mund të bëhet në stërvitjen e pasdites (18:00). Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të KF Llapi.

Klubi njofton të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëj sot në stërvitjet e pasdites(ora 18:00), pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtoj drejt Kroacisë për tu prezantuar tek skuadra e tij e re.

Festimi do ti mungoj shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, ndërsa klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane! /Lajmi.net/