Skuadra e ligës së katërt bën befasinë në FA Cup, barazon me Tottenhamin

Skuadra e kategorisë së katërt të Anglisë, Newport, ka bërë befasinë në FA Cup, duke arritur të barazojnë me Tottenhamin.

Sport

27/01/2018 20:25

Në ndeshjen e zhvilluar në një stadium të vogël e në praninë e nëntë mijë tifozëve, vendasit kanë arritur të luajnë 1:1 me Tottenhamin, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të FA Cup.

Vendasit të parët kaluan në epërsi kur në minutën e 38’ shënoi Amond.

Tottenhamin nga turpërimi e shpëtoi sulmuesi Harry Kane, që shënoi në minutën e 82’.

Ndeshja e kthimit luhet në ‘Wembley’./Lajmi.net/