Skuadra e kosovarit, e ndalon flamurin e Izraelit në stadium
Skuadra gjermane e Union Berlinit, aty ku bën pjesë edhe kosovari Eroll Zejnullahu, nuk ka lejuar që në stadiumin e tyre të valëvitet flamuri i Izraelit.

Sport
Tifozët e skuadrës së Ingolstadit kanë mbajtur flamurin e Izraelit në stadium në përballjen kundër Union Berlinit, pasi për skuadrën e tyre luan lojtari izraelit, Almog Cohen.
Sidoqoftë, skuadra e Unionit ka kërkuar që ky flamur të hiqet nga stadium, ndërsa një gjë të tillë e ka kërkuar edhe policia.
Arsyetim për këtë ka qenë nxitja e mundshme e dhunës nga fraksionet pro palestineze.Skuadra e Ingolstad është ankuar në Polici dhe në Federatë për Anti Semetetizëm.