Skuadra e Bundesligës hyn në garë për Mateo Kovacicin

Derisa Mateo Kovacic po përgatitet për Kupën e Botës me kombëtaren e Kroacisë, numri i skuadrave që po shprehin interesim për të, vazhdon të rritet.

Sport

04/06/2018 21:17

Pas Interit, Juventusit dhe Manchester United, është edhe një tjetër skuadër që po kërkon transferimin e kroatit të talentuar.

Bëhet fjalë për gjermanët e Schalke.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ shkruan se Schalke është e gatshme të ulet me skuadrën e Real Madridit për të negociuar transferimin e Mateo Kovacic./Lajmi.net/