Skuadra e Ballkanit zbarkon në Maqedoni për ndeshjen ndaj Shkupit
Skuadra e Ballkanit ka arritur në Maqedoni për sfidën ndaj Shkupit. Përballja do të zhvillohet nesër, në orën 21:00, në kuadër të play-offit të Conference League. Suharekasit do ta synojnë një rezultat sa më pozitiv nesër në “Todor Proeski”, transmeton lajmi.net. Sfida pasuese do të jetë pas një jave, me po të njëjtin kundërshtar në…

Sport
Skuadra e Ballkanit ka arritur në Maqedoni për sfidën ndaj Shkupit.
Përballja do të zhvillohet nesër, në orën 21:00, në kuadër të play-offit të Conference League.
Suharekasit do ta synojnë një rezultat sa më pozitiv nesër në “Todor Proeski”, transmeton lajmi.net.
Sfida pasuese do të jetë pas një jave, me po të njëjtin kundërshtar në “Fadil Vokrri”.
Në rast kualifikimi tutje, kampionët në fuqi të Kosovës do të bëheshin skuadra e parë nga Kosova që arrijnë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian. /Lajmi.net/