Skrtel tregon lëndimin e rëndë
Mbrojtësi kryesor i Liverpoolit, Martin Skrtel pas ndeshjes kundër Arsenali, ka paraqitur lëndimin e rëndë të pësuar në këtë takim, ku edhe arriti të shëbojë gol në minutat shtesë.

Sport
Sllovaku në fillimin e pjesës së dytë u godit me këmbë nga sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, por normalisht jo me qëllim.
30 vjeçari menjëherë u ndihmua nga stafi mjekësor, duke bërë një operacion të shpejtë dhe duje arritur të vazhdojë ndeshjen deri në fund.
Në minutat shtesë të takimit, Skrtel realizoi edhe golin e barazimit që i siguroi skuadrës së tij një pikë.
Ai postoi lëndimin në Instagram duke shkruar: ”I dëshpëruar me rezultatin, por i lumtur me golin e realizuar dhe që ndihmova skuadrën ta fitoj së paku një pikë”.