Skriniar kërkohet nga Barcelona, vjen vendimi i fundit nga Inter

Milan Skriniar ka ofertë për vazhdimin e kontratës në Inter.

Sport

20/12/2017 13:35

Inter është i gatshëm t’i fillojë negociatat për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Milan Skriniar.

“Corriere dello Sport” raporton se klubi milanez ka bërë gati kontratë të re për Skirniarin, i cili ka zgjuar interesim nga disa prej klubeve të mëdha evropiane.

Skriniar është i lidhur me Interin deri në verën e vitit 2022, përcjell “lajmi.net”.

Skriniar spekulohet se kërkohet nga Barcelona por Inter nuk dëshiron ta shesë. /Lajmi.net/