Të Infektuar: 71.908

Të Shëruar: 61.394

Të Vdekur: 1.634

Skocia, Sllovakia dhe Hungaria ‘prejnë’ biletën për Euro 2020, eliminohet Serbia

23:23 | 12 Nentor 2020

Janë mësuar emrat e tri skuadrave që i janë bashkuar Maqedonisë së Veriut duke u kualifikuar në Euro 2020.

Hungaria, Sllovakia dhe Skocia me fitore ndaj kundërshtarëve ia dolën të ‘prejnë’ biletën për kampionatin evropian, shkruan lajmi.net.

Hungaria ka bërë befasinë duke përmbys ndeshjen ndaj Islandës për katër minuta dhe siguruar kualifikimin.

Sigurdsson realizoi për vendasit në minutën e 11-të, derisa Nego barazoi shifrat në minutën e 88-të, kurse pas katër minutave Szoboszlai ‘tundi’ portën mysafire duke siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Në dy ndeshjet e tjera fituese dolën Sllovakia dhe Skocia.

Sllovakia gjithashtu me shumë vështirësi triumfoi në udhëtim të Irlanda Veriore (1 – 2).

Kucka në minutën e 17-të kaloi mysafirët në epërsi, por autogoli i Milan Skriniar (88′) bëri që ndeshja të shkonte në vazhdim.

Ishte Duris që në minutën e 110-të kualifikoi Sllovakinë në kampionatin Evropian.

Skocia me golin e Christie (52’) kaloi në epërsi, por Luka Jovic në minutën e fundit të ndeshjes barazoi shifrat (90’) dhe ndeshja shkoi në penallti, meqenëse në vazhdime asnjëra skuadër nuk arriti të realizojë.

Në 11-metërsha me të saktë ishin mysafirët që nuk gabuan asnjëherë, derisa tek serbët gjuajtjen finale e humbi Mitrovic. /Lajmi.net/