Skivi sot publikon bashkëpunimin e ri

Skivi do lansoj ‘Menemadhe’ gjatë ditës së premte.

ShowBiz

15/11/2019 08:35

Skivi pas gati gjysmë viti larg skenës muzikore, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do lansoj këngën e tij të re për të cilën ka bashkëpunuar me një këngëtare, shkruan lajmi.net.

Donjeta Morina është artistja me të cilin reperi ka vendosur të bashkëpunoj për këngën ‘Menemadhe’, një projekt ky që është punuar edhe me video-klip.

Kujtojmë se edhe kënga e fundit nga Skivi është bashkëpunim, ‘Zemra bam’ titullohet dueti mes tij dhe Ponit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B40XUX8H19g/