“S’ki ide”, titulli i këngës së re të Kidës

Kida, këngëtarja që u bë e famshme për shumë pak kohë, javën tjetër sjell projektin e rradhës.

ShowBiz

29/11/2015 21:50

“Ski Ide” është kënga e shoqëruar me klip, që do të publikohet shumë shpejt, njofton Klan Kosova.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga një postim që u bë nga menaxheri i këngëtarës në rrjetin social Facebook, ku së bashku me lajmin ai e postoi edhe një fotografi ekskluzive të Kidës.

Vlen të përmendet projekti “Premtimet” që këngëtarja e solli gjatë verës së bashku me Mozzik, e me të cilën ajo shijoj sukses tejet të madh duke u bërë kështu njëra nga hitet verore të 2015-tës.