Skerdi nuk ka ndërmend të ndaloj, gati projekti i ri

Skerdin kësaj radhe do e shohim në një bashkëpunim.

ShowBiz

14/10/2019 17:55

Skerdi ka qenë nga artistët më aktive këto muajit e fundit me projektet që i solli, dhe reperi nuk ka ndërmend të ndaloj pasi tani ka gati bashkëpunimin e ri, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe këngëtarin do e shohim në duet me Donajeta Morinën, Skerdi ndau një imazh në Instagram, dhe kishte lënë mbishkrimin ‘soon’ që i bie ‘së shpejti’.

Kujtojmë se vetëm tre ditë më parë, Skerdi dhe Thepak kishin publikuar këngën “Diablo” e cila tani numëron mbi 100 mijë klikime në Youtube. /Lajmi.net/