Skepticizëm për zbatimin e marrëveshjes së fundit të Brukselit

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Kada Bunjaku – Përquku, është optimiste që marrëveshja e arritur në Bruksel, do të ndikojë në normalizimin e punës.

Lajme

12/02/2015 18:27

Ajo për KTV-në ka thënë se deri më tani, e ka pasur mjaftë të vështirë që punën ta kryej nga Vushtrria, ku ishte zhvendosur kjo gjykatë për vite të tëra nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Se zbatimi i marrëveshjes do të nisë është i sigurt edhe Nexhmedin Spahiu.

Por, ai shprehet se në terren marrëveshjen për drejtësinë e pret fati i marrëveshjes së prillit, në pikën ku flet për integrimin e pjesëtarëve të strukturave paralele në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, pjesëtarë me uniforma të Policisë së Kosovë në veri të vendit vazhdojnë të jenë në shërbim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, përcjell koha.net. Më 17 shkurt të vitit 2008, përderisa punëtorët e gjykatës ishin brenda në objekt, ishin hedhur bomba nga serbët e veriut që kundërshtonin shpalljen e pavarësisë.

Në Vushtrri, Gjykata Themelore e Mitrovicës ishte vendosur tri ditë më vonë./Koha.net/