Skenë tronditëse: Tifozi vrapoi në fushë me vajzën e tij në krahë dhe e sulmoi futbollistin kundërshtar
Skena të pabesueshme janë parë një natë më parë në Brazil, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Gaucho ndërmjet Internacional dhe Caixas, kur një tifoz i vendasve me vajzën e tij në krahë ka dalë në fushë dhe e ka sulmuar futbollistin kundërshtar. Caixas, ekip nga liga e katërt, me penallti e ka eliminuar kampionin aktual…

Sport
Skena të pabesueshme janë parë një natë më parë në Brazil, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Gaucho ndërmjet Internacional dhe Caixas, kur një tifoz i vendasve me vajzën e tij në krahë ka dalë në fushë dhe e ka sulmuar futbollistin kundërshtar.
Caixas, ekip nga liga e katërt, me penallti e ka eliminuar kampionin aktual të Brazilit dhe në atë mënyrë tifozët vendas kanë eskaluar në tribuna, përcjell lajmi.net.
Nga aty tifozët vrapuan në fushë dhe u bë kaos i përgjithshëm, ku një tifoz me vajzën e tij në krahë tërhoqi vëmendjen më të madhe.
Ai u kap nga kamera duke sulmuar fizikisht dhe grushtuar një lojtar të Caixas.
Futbollistët e Caixas tentuan të kundërpërgjigjen ndaj tifozit, por duket se kur e kanë parë se ai kishte një fëmijë në krahë, janë tërhequr me shpejtësi./Lajmi.net/
View this post on Instagram