Skënderbeu siguron Play-Off të Ligës së Kampionëve, siguron Europa Ligën
Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka arritur të shkruajë historinë duke arritur të kualifikohet për në Play Off të Ligës së Kampionëve.

Sport
Hamdi Salihi kalon skuadrën e Skënderbeut në epërsi në minutën e 16’, teksa mysafirët e Milsamit ishin me një lojtar më pak në fushë, pasi Andronic u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 55’ Progni shënon golin e dytë për Skënderbeun, duke siguruar fitoren në këtë takim.
Kështu, Skënderbeu kualifikohet për në Play-Off të Ligës së Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm nga dy ndeshje 4-0, teksa tashmë ka siguruar kualifikimin për në fazën grupore të Europa League.
