Skënderbeu reagon me një komunikatë para vendimit nga CAS

Reagim nga Skënderbeu para vendimit nga CAS.

Sport

06/06/2018 09:59

Klubi i Skënderbeut ka reaguar në lidhje me vendimin e pritshëm të CAS-it, për të pezulluar vendimin e mëparshëm të UEFA-s, që dënon klubin korçar me 10 vite jashtë kompeticioneve europiane dhe një milion euro gjobë.

Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, klubi korçar njofton se nuk ka një datë të paracaktuar për daljen e vendimit, ndërsa thotë se vendimi do të bëhet publik sapo të mbërrijë në zyrat e klubit.

Skënderbeu ka kërkuar në CAS që para se të shqyrtojë çështjen në tërësi, për të dhënë vendimin final, të heqë përkohësisht pezullimin dhe të lejojë klubin korçar të marrë pjesë këtë sezon në Champions League.