Skenderaj: Gjuan me armë në pyll, arrestohet 26 vjeçari
Një 26 vjeçar sot është arrestuar në fshatin Kryshec të Skenderajt, pasi që ka shtënë disa herë me armë, raporton Veriu.info.

Lajme
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se arrestimi i të dyshuarit është bërë shpejt falë bashkëpunimit të policisë me qytetarët.
“Sot rreth orës 14:00 është raportuar një rast për të shtëna me armë në fshatin Kryshec të Skenderajt. Reagimi i shpejt i policisë, si dhe bashkëpunimi i mirë me qytetarët ka bërë që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari. Tek ai është konfiskuar një pushkë automatike, me të cilën dyshohet se kishte shtënë disa herë në një zonë malore afër fshatit”, tha Zahiti.
Ai bëri të ditur se 26 vjeçari pas procedurave të intervistimit është liruar, si dhe ndaj tij është iniciuar rast për për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës pa leje.