Skenderaj, banorët pretendojnë se në Kodrën e Baranëve ka varrezë masive

Qytetarët e Skenderajt po pretendojnë se në Kodrën e Baranëve ka varrezë masive.

Lajme

27/01/2019 22:44

Besnik Ibishi nga Klina e Ulët e Skenderajt po pretendon se Kodrën e Baranëve është një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.

Thotë se për disa orë kishte vëzhguar zbrazjen e kamionëve dhe mbulimin e kufomave me ekskavator.

Besniku nuk është dëshmitari i vetëm që pretendon se ka parë varrimin e tyre.

Bashkë me të ishin edhe Elmi Brahimi e Arsim Tahiri.

Ky i fundit tashmë dëshmor.

Në këtë rrethinë ka dhjetëra persona të zhdukur në luftë.

Por për ta lajmëruar dyshimin se në pjesën që njihet si Kodra e Baranëve dëshmitarët e kishin amanet nga Tahiri.

Në Komunën e Skenderajt përmes telefonit thanë se është hera e parë që dëgjojnë për këto pretendime dhe se pas vërtetimit të dyshimeve do të veprojnë sipas ligjeve në fuqi.

YouTube player