Skender Hyseni për vizitë dyditëshe në Francë
Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka arritur për një vizitë dyditëshe në Francë.
Lajme
Ditën e parë të qëndrimit në Francë, Hyseni do të pritet nga homologu i tij francez, Bernard Cazeneueve. Po ashtu, gjatë ditës së sotme, ministri Hyseni do të takohet me deputeten Gosselin Fleuy, kryesuese e grupit të miqësisë “Francë-Kosovë” të Asamblesë Kombëtare dhe me deputetë anëtarë të këtij grupi. Po ashtu, ministri Hyseni do të takohet edhe me drejtorin për Evropën kontinentale, Eric Fournier dhe përgjegjësin për Ballkan, . Guillaume Rousson.
Nesër, ndërkaq, Hyseni do të takojë Doominique De Legge, kryesues i grupit të Miqësisë “Francë-Ballkani perëndimor” dhe me senatorët anëtarë të grupit të miqësisë. Po ashtu, nesër do të takohet edhe me drejtorin e Drejtorisë së të huajve në Francë, Luc Derepas.