Skenat në jetën reale, të filmit të animuar ”FROZEN” i gjeni në Alpet Dinarike të Sllovenisë (FOTO)

Moti ekstrem dhe temperaturat jashtëzakonisht të ftohta transformuan kullën e vrojtimit dhe pishat në skulptura në Alper Dinarike.

I mbuluar në borë dhe akull, ky vargmal i cili vazhdon edhe në Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri, duket si një mrekulli dimërore edhe pse temperaturat kishin rënë shumë nën zero. Pesha e akullit dhe dëborës ishte e mjaftueshme sa për ti përmbysur disa nga drunjtë më të lartë në pyje.
Ky set i mrekullueshëm i fotografive është realizuar nga fotografi Marko Korosec, i cili është i specializuar për fotografi në kushte atmosferike ekstreme.

"Në filmin hit të Disneyt "Frozen", karakteret janë të detyruar të jetojnë në një vend me borë pasiqë mbretëresha e tyre magjike aksidentalisht e shëndrron mbretërinë në dimër të përhershëm."

Shikoni këto fotografi dhe shijoni pamjet e mrekullueshme që nëna natyrë di ti krijojë edhe në kushtet më të jashtëzakonshme. (lajmi.net)

Fun

27/12/2014 10:09