Skena e fundit me Paul Walker

Vin Diesel e ka shpërndarë një fotografi në Facebook të dielën mbrëma, ku shihet së bashku me ish aktorin amerikan, Paul Walker, i cili ndërroi jetë javë më parë, pas aksidentit të tmerrshëm me veturë, së bashku me një mik të tij, që në atë rast ishte duke vozitur. Diesel ka shkruar se kjo ishte…

ShowBiz

23/12/2013 12:00

Vin Diesel e ka shpërndarë një fotografi në Facebook të dielën mbrëma, ku shihet së bashku me ish aktorin amerikan, Paul Walker, i cili ndërroi jetë javë më parë, pas aksidentit të tmerrshëm me veturë, së bashku me një mik të tij, që në atë rast ishte duke vozitur. Diesel ka shkruar se kjo ishte skena e fundit që kishte aktruar me 40 vjeçarin e ndjerë.

“Skena e fundit që kemi aktruar së bashku. Ishte një ndjenjë e veçantë pas përfundimit të saj, ishte një krenari për ne. Ne ishim duke e kompletuar filmin, pamje magjike”, ka shkruar aktori amerikan.

Është ende e paqartë se kur do të vazhdojë xhirimi i filmit. Po ashtu nuk dihet ende nëse ‘Universal’ do t’i përfshijë skenat me aktorin Walker, para vdekjes së tij. Filmi ‘Fast & Furious 7’ do ta ketë premierën më 10 prill të vitit 2015.