S’kanë të ndalur rastet e dhunës në familje, raportohen 7 të tilla brenda 24 orëve

Dhuna në familje është një dukuri shqetësuese në Kosovë. Raste të shumta të dhunës në familje raportohen vazhdimisht, e shumë prej tyre edhe përsëriten e nuk trajtohen siç duhet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Tri nga këto raste ishin  në rajon të Prishtinës,…

Lajme

12/07/2024 10:49

Dhuna në familje është një dukuri shqetësuese në Kosovë.

Raste të shumta të dhunës në familje raportohen vazhdimisht, e shumë prej tyre edhe përsëriten e nuk trajtohen siç duhet.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Tri nga këto raste ishin  në rajon të Prishtinës, tri të  tjera në rajonin e Pejës dhe një në Gjakovë.

 DHUNË NË FAMILJE

  • Fushë Kosovë / 11.07.2024-00:17.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Lipjan / 06.07.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë /11.07.2024-14:30.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

DHUNË NË FAMILJE

  • Pejë/11.07.2024-00:00.Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se e dyshuara femër kosovare e ka ofenduar pastaj  edhe ka tentuar ta sulmoj fizikisht. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
  • Pejë/ 11.07.2024-05:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Deçan,11.07.2024-17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara ndalohet në mbajtje, derisa me rekomandim të psikologut e njëjta dërgohet në repartin e psikiatrisë në Pejë.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë/11.07.2024-22:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/