Skandaloze: Mbeturinat “vërshojnë” në lumin që kalon përmes Shtimes

Reshjet e shiut që ndikuan në rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e Kosovës, shpërfaqën edhe një dukuri shumë negative.

Lajme

08/08/2020 23:17

Mbeturina në sasi të madhe, të hudhura nga qytetarë të papërgjegjshëm, vërshuan lumenjtë, duke i dhënë një hije të zezë bukurisë që kanë këto rrjedha të ujit, shkruan lajmi.net.

Njëjtë ka ndodhur edhe në lumin që kalon përmes Shtimes.

Në disa video të publikuara në rrjete sociale, shihet se si rrjedha e këtij lumi është mbushur nga mbeturina plastike.

Madje, në bazë të pamjeve që janë publikuar, vërehet se sasia e shisheve të plastikës dhe gjësendeve të tjera është jashtëzakonisht e madhe, duke shkaktuar kështu një ndotje të madhe në ujë. /Lajmi.net/