Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Skandaloze: Maskat për mbrojtje nga koronavirusi shiten në “merr jep”

9:38 | 26 Shkurt 2020

Frika nga përhapja e koronavirusit ka bërë që kosovarët të pajisen masivisht me maska mbrojtëse dhe dezinfektues si masë paraprake.

Lajmi.net gjatë ditës së djeshme ka qëndruar nëpër disa barnatore në Prishtinë, teksa aty më nuk ka maska mbrojtëse, pasi që të gjitha janë shitur brenda një kohe rekord, shkruan lajmi.net.

Përveç barnatoret, edhe depot e furnizimit kanë mbetur tanimë pa maska, e rrjedhimisht çmimi i tyre diku diku edhe është dhjetëfishuar.

Lexo edhe:

Paniku nga koronavirusi/ Në barnatoret e Prishtinës s’ka maska, në njërën për dy orë shitën 350 copë

E kosovarët po e gjejnë që me maska mbrojtëse të bëjnë edhe “biznes”. Në platformën online të shitjeve “MerrJep”, lajmi.net ka parë shpallje për shitjen e këtyre maskave.

Të tilla që në barnatore kushtonin rreth 20 cent, ato po shiten me çmim prej 1 eurosh në këtë faqe.

Personi që i ka publikuar të njëjtat, duket se është furnizuar mirë me këto maska, pasi që shihet se ka një sasi jo të vogël të tyre. /Lajmi.net/