Skandaloze: Futbollisti futet në fushë me pistoletë

20:44 | 21 Mars 2015

Futboll

Një skandal i madh ka ndodhur në një ligë të futbollit të vogël në Gjakovë, ku njëri nga lojtarët e skuadrës pjesëmarrëse është futur në fushë me pistoletë.

Sipas raportit të bërë nga gazetaolle, mësojmë se në ‘Ligën Madrid’ ka ndodhur një incident totalisht i papritur, ku njëri prej futbollistëve pjesëmarrës ka nxjerrë pistoletën dhe është futur me të në fushën e futbollit.

Motivet e këtij veprimi ende nuk janë mësuar, mirëpo situate është qetësuar falë ndërhyrjes së futbollistëve tjerë të cilët ishin pjesëmarrës gjatë atij rasti.

‘Liga Madrid’ është ligë që organizohet në disa qytete të Kosovës, derisa ky ishte incident i parë i përmasave të tilla.