Skandalizon radikali Vulin, e ofendon rëndë Vjosa Osmanin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq udhëheq në Serbi, nuk do të bie në gjunjë sikurse dëshiron siç e quan ai “presidentja e institucioneve të përkohshme të institucioneve në Prishtinë”, Vjosa Osmani.

Lajme

06/07/2021 19:36

Vulin nuk ndaloi me kaq dhe vazhdoi me ofendim drejt Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilët i vlerësoi si “bashkëpunëtor në terrorizëm”.

Vulin që nuk përmbahet nga deklaratat e ashpra ultra nacionaliste serbe që tejkalojnë në fashizëm shpesh pas intervistës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për revistën gjermane Der Spiegel ku ka thënë se pret që Serbinë e duan të gjunjëzuar që në Serbi e kanë bërë temë mediat tabloide serbe.

Vulin nuk u përmbajt as sot në deklaratat e tij fyese për shqiptarët duke akuzuar ndërkombëtarët si bashkëfajtorë në terrorizëm të ‘siptari’, term i përdorur nga ai shpesh në konotacion fyes.

“Sikur Osmani të kishte fytyrë, aq sa ka stomak, për rrenat që flet, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’ e serbëve të vrarë për shkak të tregtisë së organeve, e para eshtrave të familjes Stolic, të vrarëve në Gorazdevc, Stara Gracka, Livadica e gjithë vende ekzekutimi ku u vranë civilët serbë, goranë, romë boshnjakë, madje edhe shqiptarë që nuk deshën të jenë pjesë e UÇK” përfundoi Vulin.

Ministri i Serbisë, Alekandar Vuçiq vazhdoi me ofendime ndaj presidentes Osmani duke thënë se “të besosh në rrenat e Osmanit për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është sikurse të besonit që shqiptarët e Kosoës që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlerë të krishtera dhe evropiane”.

Vulin po ndjek mbështetjen e ekstremistëve politik serbë si në krahun e majtë që i takon së paku publikisht por edhe krahut ekstrem të djathtë serb, konservator të krishterë.

Madje së fundi Vulin ka filluar të përdoru termin “bota serbe” duhet të bashkohet në një shtet të vetëm serb, duke nxitur tensione të reja në rajon, pasi dihet që këto opinione nuk janë të rastësishme, të pavarura dhe të paakordinuara me shefin e tij, Aleksandar Vuçiq, që zakonisht përmbahet nga kërcënimet e hapura./Lajmi.net/