Skandali serb me Shaqirin
Mediat serbe kanë bërë skandal me vizitën e Xherdan Shaqirit në Kosovë.

Sport
Mediat serbe kanë bërë një skandal, pas vizitës që bëri Xherdan Shaqiri në Kosovës.
Uebfaqja “vesti-online.com” ka shkuar aq larg, sa që i ka ndërruar vendlindjen futbollistit gjilanas, i cili e përfaqëson Zvicrën dhe luan për Interin.
“Shaqiri e vizitoi vendin e tij, Serbinë”, ka qenë titulli i Vestit, i cili nuk është ndalur me kaq.
“Shaqiri ishte në Prishtinë, dy ditë më parë dhe ka thënë se ndihet shumë mirë në provincën serbe”, ka vazhduar kjo e përditshme serbe, transmeton Zëri.
Edhe pse Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj qysh në vitin 2008, serbët ëndërrojnë ende se Kosova është pjesë e tyre…