Skandali me njohjen nga Xhamajka, Abazi: Përgjegjësia tek personat që mbajnë poste diplomatike
Për Haki Abazin, zv. Kryeministër i dytë i Kosovës, rasti me lajmin i njohjes së pavarësisë nga Xhamajka është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara.
Lajme
Këtë deklaratë Abazi e ka bërë në studion e lajmeve në TV Ora, ku shtoi se, kjo gafë është pasojë e mos përgjegjësisë ndaj vijës institucionale.
Ai tha se duhet të mësohemi që kjo përgjegjësi gjendet edhe tek individët që mbajnë poste diplomatike.
Po ashtu, Abazi tha se ambasada në SHBA i ka shërbyer më shumë presidentit Thaçi se sa interesit të Kosovës.
“Kjo puna e Xhamajkës është pasojë e brishtësisë së funksionit të institucioneve të kaluara. Kemi një ambasadë në SHBA, që fatkeqësisht, jo për të drejtuar gishtin, që ka shërbyer më shumë si shërbim i presidentit se sa interesit të Kosovës, duke qenë se edhe presidenti edhe ambasadorja vijnë nga e njëjta parti politike, nga e njëjta vijë interesi”, tha Abazi.
Ai tha se duhet përgjegjësi edhe nga individët që mbajnë postet diplomatike.
“Kur kemi raste të tilla, kur bëjmë gafa si pasojë e mos përgjegjësisë ndaj vijës institucionale, atëherë sigurisht që do të mësohemi që përgjegjësia është edhe tek individët, që mbajnë postet në vijën diplomatike”, ka thënë në fund Abazi.