‘Skandali Jabllanoviq’, nuk harrohet!

Ministri për Diasporën, Valon Murati, i ka kërkuar shefit të tij, Isa Mustaf, që kabineti qeveritar të dal me një qëndrim rreth deklaratave fyese të ministrit për Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, i cili ditë më parë i quajti “egërsia” familjet e të zhdukurve që po kundërshtonin vizitën e një zyrtarëve serbë në Gjakovë.

Lajme

14/01/2015 11:42

Ministri Murati ka thënë se ministri Jabllanoviq i ka fyer nënat gjakovare të cilat po i kërkojnë djemtë e tyre të zhdukur që nga viti 1999, derisa çuditërisht deklaron kinse nuk e paska ditur për masakrat e bëra nga serbët në Kosovë.

Mirëpo kryeministri Mustafa e ka injoruar kërkesën e ministrit Murati, duke iu përgjigjur shkurt se “këtu nuk janë në Parlament”.

Më pas janë fikur mikrofonat dhe për disa minuta është zhvilluar një debat, dhe nuk dihet se për çfarë është biseduar. /KosovaPress/