Skandali i kurdisjeve prek edhe Italinë, përmendet ylli i Lazios

Korrupsioni i futbollit spanjoll dhe rasti i kurdisjeve të ndeshjeve duket se kanë arritur përtej brigjeve të Iberisë, pasi të dyja ekipi i Serie A Frosinone dhe sulmuesi i Lazios Ciro Immobile janë përmendur në raportin përmbledhës.

Sport

16/06/2019 22:39

Por lidhjet e Immobile me rastin janë mjaft indirekte dhe nuk ka asnjë dyshim se sulmuesi i Italisë ka ndonjë përfshirje në kurdisjen e ndeshjeve.

Në dokumentet që Marca ka siguruar, transkripti i një bisede të regjistruar midis Carlos Aranda dhe Mattia Mariotti duket se po vepron si ndërmjetës midis protagonistëve të hetimit dhe lojtarëve, transmeton lajmi.net.

Biseda, e regjistruar përmes një pajisjeje të instaluar në makinën e Arandës, dëgjohen palët duke diskutuar se çfarë mund t’u ofrohet lojtarëve në mënyrë që të paracaktojnë rezultatin e një ndeshje, me të cilat fliten rreth rezultateve apo golave.

Gjatë bisedës Mariotti i shpjegon Arandës se ai ka një “shok me flokë të gjata” i cili drejton një shtëpi të paligjshme të lojërave të fatit që Immobile ishte një klient i rregullt.

”Immobile i Lazos luan te ai, ai është klienti i tij, sulmuesi”, i shpjegoi italiani Arandas.

Ndërkohë, befasia mbetet që edhe ekipi i Frosinones pritet të jetë i përfshirë në këtë skandal dhe hetime për klubin italian pritet të fillojnë shumë shpejtë. /Lajmi.net/