“Skandali i Aeroportit” para Gjykatës (Video)
Besnik Mustafa këtë të hënë pati punë në degën e Gjykatës Themelore të Ferizjat, në Kaçanik.

Lajme
Djali i kryeministrit Isa Mustafa, në këtë rast bashkë me gjashtë persona të tjerë është përballur me akuza për falsifikim e shpërdorim të detyrës zyrtare.
E gjitha ka të bëjë me atë që njihet si skandali i aeroportit, kur në vitin 2009 fluturimet e kompanisë Pron Air kishin dështuar, ku në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” për disa javë kishin mbetur mbi 1600 udhëtarë.
Këta udhëtarë asnjë herë nuk janë kompensuar për dëmet e pësuara.
Prokuroria Speciale po pretendon se fajtor për këtë janë disa punonjës të Ministrisë së Transportit e të një banke private që sipas aktakuzës kanë falsifikuar një garancion bankar, andaj i ka vënë ata nën akuzë.
Kështu për të dhënë sqarime për këtë rast, në Gjykatë në cilësi të dëshmitarit është paraqitur edhe Endrit Shala, që në atë kohë ishte shef i kabinetit të ministrit të transportit Fatmir Limaj.
Dëshmia e tij nuk la në faj punonjësit e Ministrisë për atë se çfarë kishte ndodhur.
Shala dëshminë do ta vazhdojë edhe në seancën e 14 shtatorit. E në këtë senacë u dëgjua edhe dëshmia e Xhavit Ramshajt që në këtë proces Prokuroria e ka paraqitur si palë të dëmtuar.
Gjykimi për këtë rast që njihet si “skandali i aeroportit”, do të vazhdojë me 10 shtator veç se seanca e kësja date është vendosur të mbahet në Gjykaten Themelore të Ferizajit.
