Skandalet e njëpasnjëshme të Agim Bahtirit, njeriut që la AKR-në për Albin Kurtin

Vetëvendosja do të ketë në rradhët e veta njërin prej njerëzve kryesor të AKR-së, Agim Bahtirin.

Lajme

22/08/2019 15:44

Ky i fundit konfirmoi mbrëmë se do ta braktisë partinë me të cilën u zgjodh kryetar i Mitrovicës, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Agim Bahtiri braktis AKR’në, i bashkohet Vetëvendosjes

Bashkë me të, Bahtiri thotë se do të bashkohen edhe 600 aktivistë të tjerë të AKR-së në Mitrovicë të Jugut.

Gjithsesi, Bahtiri gjatë dy mandateve në krye të komunës së Mitrovicës, por edhe si politikan është konsideruar si njeri me plotë skandale.

“Loja” e Bahtirit me aderimin në VV

Në media do të konsiderohej si i kryer largimi i Bahtirit nga AKR-ja për në VV.

Këtë madje e kishte konfirmuar edhe vetë Bahtiri, deklarata për të cilat ai do t’i binte pishman më vonë.

Një situatë e tillë e paqartë do të vazhdonte edhe më vonë, teksa Bahtiri theksonte e paralajmëronte shpesh largimin nga partia e Pacollit.

Sidoqoftë, Bahtiri tek dje e konfirmoi zyrtarisht se do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me 600 aktivisitë të tjerë.

Deklarata të tilla nga Bahtiri po konsiderohen si folkloriste nga deri tash partia e tij.

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli për lajmi.net thotë se deklaratat e Bahtirit nuk i kontribuojnë askujt.

Ai thotë se nuk është i vërtetë lajmi se 600 aktivistë nga AKR-ja do t’i bashkohen atij në VV.

“Këto janë deklarata folkloriste të tij. E dijmë që Bahtiri edhe disa herë tjera e ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka diçka zyrtare, mirëpo Bahtiri nuk është konsultuar me Kryesinë për këtë vendim, dhe këtë është dashur ta bënte”, ka thënë Makolli.

Ai thotë se në VV mund të bashkohen disa përkrahës të Bahtirit, por jo aq sa thotë ky i fundit.

Agim Bahtiri i bie pishman, ja çka thotë për largimin nga AKR-ja

Koncerti imagjinar i Shakirës në Mitrovicë me rastin e hapjes së urës mbi Ibër.

Kryefjalë në fjalimet e Bahtirit nëpër televizione e aktivitete të ndryshme partiake ishte hapja e urës mbi lumin Ibër.

Bahtiri konsideronte se kjo do të bëhej në mënyrë madhështore. Thoshte se hapja e urës do të bëhet nga këngëtarja me famë botërore, Shakira.

Për këtë të fundit, Bahtiri thoshte se nuk do ta paguaj asnjë cent.

Bahtiri atë kohë thoshte se Ura mbi Ibër do ta mbajë madje emrin e Shakirës.

Ndonëse kanë kaluar tetë muaj nga këto deklarata skandaloze të Bahtirit, as edhe një lëvizje më e vogël nuk është bërë në drejtimin të hapjes së urës.

Lexo edhe:

Agim Bahtiri thotë se Ura e Ibrit do të quhet ‘Shakira’

Deklaratat dhe veprimet boshe për bashkimin e Mitrovicës.

Bahtiri nuk do të ndalej vetëm me deklarata për bashkimin e Mitrovicës. Vitin e kaluar ai do të iniconte një seancë ku përmes një peticioni kërkonte bashkimin e qytetit.

Peticionin e nënshkruar nga dhjetëra mijëra qytetarë, ai më vonë do ta dërgonte edhe në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës nuk do ta merrte seriozisht asnjëherë peticionin e Bahtirit dhe rrjedhimisht kjo pikë nuk ishte vënë asnjëherë në rend dite.

Madje institucionet e Kosovës në krye me ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kishin konsideruar se nisma e Bahtirit është jo ligjore, duke përcaktuar se një komunë nuk mund të vendosë për kufijtë kadastral të komunës tjetër, në këtë rast atë të Mitrovicës së Veriut.

Bahtiri tash e dy vite është në krye të Mitrovicës së Jugut.

Në zgjedhjet e fundit komunale ai kishte dalë fitimtar kundër kundërshtares kryesore të tij nga Partia Demokratike, Valdete Idrizit. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

MAPL: Peticioni për bashkimin e Mitrovicës është joligjor