Skandal: Shoferi i autobusit masturboi para nxënësve!

Një maniak seksual është arrestuar për masturbim në publik, pasi atë e raportoi një vajzë. Shoferi kroat masturboi në parkingun e një hoteli në Spanjë, ku studentët ishin të vendosur gjatë ekskursionit. 

Bota

30/06/2014 13:01

Shoferi kroat i autobusit është arrestuar në Spanjë për masturbim në parkingun e hotelit. Ai në Spanjë i voziti një grup të maturantëve nga Dugo Selo, dhe prindërit ishin të frikësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre. 

 “Shoferi u përpoq të abuzoj seksualisht me një vajzë, por u kap nga policia spanjolle. Për shkak të kësaj ai është përzënë nga hoteli”, i tha gazetës Jutarnji list, nëna e njërës prej nxënsëve të shkollës së mesme në Dugo Selo, vajza e së cilës ndodhet në ekskursion në qytetin spanjoll Salelu në krahinën e Barcelonës. 

“Jutarnji”, ka kontaktuar me të afërmit e nxënësve tjerë të cilët ndohen në eskurion, dhe ata ishin në dijeni se shoferi i autobusit “Molnar Travel” nga Bjelovara, është arrestuar për abuzim seksual, por asnjëri nuk kishte informacione të sakta. 

Ndërsa, policia e qytetit spanjoll ka konfirmuar se një ditë më parë ka pasur një ndërhyrje ku ka arrestuar të dyshuarin. Por për fat të mirë, nuk ka pasur abuzim seksual, por vetëm tendencë. Shoferi u arrestua për masturbim në publik, pas raportimit nga një vajzë. 

Vajza ka raportuar te profesori pamjen tronditëse, i cili më pas e ka lajmëraur policinë. Gjykata kompetente do të vendosë nëse do të ngrejë padi kundër tij apo jo.

Menjëherë atje është dërguar një shofer tjetër ka bërë të ditur drejtoresha e shkollës.

“Të gjithë fëmijët janë të mirë, dhe janë rrugës për në shtëpi. Mësimdhënësit kanë reaguar ashtu siç duhet, dhe gjëja më e rëndësishme është që të gjithë janë të sigurt”, ka thënë përmes telefonit drejtoresha e shkollës Darinka Svetec. 

Ajo tha se me të dëgjuar për incidentin çdo ditë ishte në kontakt me telefon me profesorët që ndodhen në Spanjë. Ndërsa drejtori i agjencisë, nuk ka pranuar të flas, duke thënë se ekskursioni ka shkuar sipas marrëveshjes, fillimisht ishin në Spanjë, më pas në Kanë të Francës, dhe nesër duhet të kthehen në Kroaci. (lajmi.net)