Skandal, sekretari i deputetit Kokëdhima ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14 vjeçare
Një skandal është zbardhur në Sarandë, ku ofrohej vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjeç. Skandali përfshinë sekretarin e deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Lajme
Gazetari i emisionit “Ajsberg’ në News24, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjeç, sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjeçare. News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjeç.
Agron Cane ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Pasi i drejtoi kërkesën, ajo çfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.
“Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.
Pasi policia u vu në dijeni nga gazetari Artur Cani për çështjen në fjalë, personalisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka telefonuar gazetarin dhe i ka garantuar se ‘do të mbahet qëndrim ndaj personit Agron Cane’.
Arrestohet Agron Cane
Pas publikimit te lajmit, policia arrestoi rreth orës 12:00 sekretarin e Kokëdhimës, Agron Cane.
Ministria e Brendshme e Shqipwrisw pwrmes njw njoftimi bwri tw ditur se “Ditën e djeshme, datë 15.08.2014, rreth orës 19:30, Komisariati i Policisë Sarandë është vënë në dijeni të një veprimtarie të paligjshme nga ana e shtetasit A.C.”.
“Gazetari Artur Çani ka njoftuar në Polici për rrethanat paraprake të ngjarjes, duke deklaruar se disponon edhe materiale të tjera që hedhin dritë për zbardhjen e saj dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së autorit”.
“Strukturat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje. Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për verifikimin e fakteve dhe dëshmive të saj”.
“Në të njëjtën kohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka telefonuar personalisht gazetarin Çani, duke i kërkuar që të dorëzojë në Polici sa më parë të gjitha materialet që disponon, për të bërë të mundur dokumentimin e aktit të paligjshëm dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit”.
“Deri në këto momente, materiali që disponon gazetari Artur Çani, nuk i është vënë ende në dispozicion Policisë”.
“Policia e Sarandës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit është duke vijuar veprimet proceduriale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të saj”.
Drejtori i Policisë: Të gjithë barbarët para ligjit
Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi komentoi skandalin në Sarandë të zbuluar nga gazetari i News24, Artur Cani. Didi garantoi se ligji do të veproje dhe kundrejt sekretarit të deputetit, sepse theksoi ai, ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit.
“U vura në dijeni për ngjarjen pak kohë më parë. Do veprojmë si për çdo shtetas tjetër sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit”. (BallkanWeb)