Skandal në Shqipëri: Nënkampionia, 500 metra me limuzinë (FOTO)

Nënkampionia e Europës në 3000 metra me pengesa Luiza Gega është kthyer në orët e vona të së hënës në aeroportin e Rinasit pas paraqitjes shumë të mirë në evropianin e zhvilluar në Holandë.

Sport

12/07/2016 14:21

Në aeroport ishte edhe një numër kamerash televizive ndërsa nuk mungonin edhe zyrtarët e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Kreu i kësaj federate Gjergj Ruli dyshohet se ka bërë “një marifet” të vogël para kamerave për të treguar interesimin e tij për atleten. Sipas një fotoje të publikuar në internet nga faqja “Qyterarët për parkun” atletja medaliste është hipur në një limuzinë të bardhë në aeroport ku ndodheshin kamerat dhe tifozët, por është zbritur 500 metra më tej.

“Si e shfrytëzon për show Presidenti i Federatës se Atletikes Gjergj Ruli figurën e sportistes kampione duke e hipur ne limuzine para kamerave dhe duke e zbritur prapë 500 metra me tutje. As rrugën deri në shtëpi nuk i paguajnë”- shkruhet në faqen “Qytetarët për parkun”.

245894