Skandal në Elbasan, infermieri tenton të përdhunojë pacienten e mitur
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit.

Lajme
Një infermier ka tentuar që të përdhunojë një vajzë të mitur e cila ishte shtruar si paciente për shkak të dhimbjeve në veshka, shkruajnë mediet në Tiranë.
Infermieri është vënë menjëherë në pranga nga policia e këtij qyteti.
Ai është 26-vjeçari Everest Duka me detyrë infermier në pavijonin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli”.
Kallëzimi u bë nga e mitura S.B., 16 vjeç, në prani të psikologes dhe familjarëve të saj.