Skandal në Drita-Flamurtari, tifozi futet në fushë por e pëson shumë keq

Ndeshja e barazhit sot mes Dritës dhe Flamurtarit ka prodhuar shumë tensione, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Sport

02/06/2016 22:02

Pas përfundimit të ndeshjes, një prej tifozëve mysafir u fut në fushë duke u vërsulur drejt futbollistëve kuqezi, të cilët ia kthyen njëjtë.

Kështu thotë futbollisti i Flamurtarit, Korab Hasani, i cili e konsideroi veprimin e shokëve të skuadrës si vetëmbrojtje.

“Tifozët e Dritës u futën në fushë dhe na sulmuan. Ne reaguam dhe u mbrojtëm”, deklaroi Hasani për “GazetaOlle.com”.

21