Skandal në basketbollin shqiptar, “rekord” pikësh me tabelë të prishur (FOTO)

Takimi nisi pa tabelën elektronike, e cila, sipas ekipit pritës, kishte defekt.

Sport

04/03/2017 11:31

U luajtën dje në mbrëmje ndeshjet e para të javës së 14-të në basketbollin e femrave me tri ekipet pretendente për titull që fituan në përballjet respektive. Në fakt, çudia erdhi nga ndeshja Kamza Basket – Flamurtari, e mbyllur me rezultatin rekord 90-143 për kampionet.

Takimi nisi pa tabelën elektronike, e cila, sipas ekipit pritës, kishte defekt. U desh kjo manovër që më pas të “hapej” koshi si në parket, por edhe në protokollin e ndeshjes. Gjithçka ndodhi në prani të vëzhguesit të ndeshjes Arben Kaçori. Madje, nga ana e trajnerit të Flamurtarit, Viron Toska, u pretendua për një rekord kombëtar me autore basketbollisten Olta Rrapaj, me plot 111 pikë të shënuara dhe në vetëm 26 minuta lojë, transmeton “Panorama Sport”.

Kjo situatë e bën edhe më komike, por jo pak të turpshme se ku është katandisur basketbolli shqiptar. Dy gjyqtarët e ndeshjes ishin Erjon Hoxhaj dhe Andi Bejko. Si me “magji” në ndeshjen e radhës, atë të meshkujve, defekti u rregullua dhe tabela elektronike funksionoi normalisht, çka e bën edhe më të dyshimtë ndeshjen e femrave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6