Skandal | Kraki përsëri thotë se Kosova ka qenë shtet bandit, mediat i quan kriminale
Mësimdhënësi nga Parisi, deputet i Vetëvendosjes, e ka vazhduar edhe nga veturi mllefin – tash edhe ndaj mediave, që raportuan fjalët e tij, se Kosova para ardhjes në pushtet paskësh qenë “shtet bandit”. Tash, Kraki i quajti “media kriminale” dhe “media të bandave” raportimeve të fjalëve të tij. “Kosova ka qenë shtet bandit, e thash…

Lajme
Mësimdhënësi nga Parisi, deputet i Vetëvendosjes, e ka vazhduar edhe nga veturi mllefin – tash edhe ndaj mediave, që raportuan fjalët e tij, se Kosova para ardhjes në pushtet paskësh qenë “shtet bandit”.
Tash, Kraki i quajti “media kriminale” dhe “media të bandave” raportimeve të fjalëve të tij.
“Kosova ka qenë shtet bandit, e thash pak më herët. Dhe kjo ishte bë skandal te mediat e bandave, pikërisht. Kosova është qeverisë nga bandat politike që kanë prodhu dhe mundësu me pas media kriminale që i kanë shërby bandave dhe që edhe sot punojnë ditë e natë kundër interesit të përgjitshëm dhe interesit të Kosovës shtet. Kosova ka qenë shtet bandit kur ata kanë qenë në pozita dhe të fuqishëm”, tha Kraki.