Skandal: Huliganët maqedonas sulmojnë lojtarët e Shkëndijës së Tetovës
Një incident i rëndë dhe skandaloz ka ndodhur ndeshjen volejbollistike në mes Borecit dhe Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Huliganët maqedonas të Borecit kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës në palestër, njofton infosport.mk, përcjell lajmi.net. Tifozët vendas kanë hedhur gjësende në drejtim të volejbollistëve të ekipi shqiptar, ndërsa disa nga ta i kanë goditur…
Sport
Një incident i rëndë dhe skandaloz ka ndodhur ndeshjen volejbollistike në mes Borecit dhe Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Huliganët maqedonas të Borecit kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës në palestër, njofton infosport.mk, përcjell lajmi.net.
Tifozët vendas kanë hedhur gjësende në drejtim të volejbollistëve të ekipi shqiptar, ndërsa disa nga ta i kanë goditur edhe me grushte.
Pjesëtarët e policisë maqedonase kanë ndërhyrë, sipas mediumit shqiptar atje, ata kanë intervenuar më shumë tek lojtarët shqiptarë sesa te huliganët e klubit të Borecit.
Mëposhtë mund të shihni momentin e sulmit të tifozëve maqedonas ndaj lojtarëve të Shkëndijës./Lajmi.net/