Skandal: Basketbollisti i NBA këndon “Kosova është Serbi” me tre gishtat e ngritur lart

Basketbollistët e Sllovenisë nuk kanë arritur të kthehen me medalje nga Botërori i sapopërfunduar në basketboll. Ata e përfunduan turneun si ekipi i renditur në vendin e shtatë, dhe humbja kryesore ishte në çerekfinale kundër Kanadasë, kur Luka Donçiq gjithashtu humbi durimin dhe u përjashtua nga loja për shkak të gabimeve teknike. Ylli i Dallas…

Sport

15/09/2023 10:27

Basketbollistët e Sllovenisë nuk kanë arritur të kthehen me medalje nga Botërori i sapopërfunduar në basketboll.

Ata e përfunduan turneun si ekipi i renditur në vendin e shtatë, dhe humbja kryesore ishte në çerekfinale kundër Kanadasë, kur Luka Donçiq gjithashtu humbi durimin dhe u përjashtua nga loja për shkak të gabimeve teknike.

Ylli i Dallas Mavericks me origjinë serbe është në qendër të vëmendjes së një videoje skandaloze të publikuar në internet, njofton Index.hr, transmeton lajmi.net.

Në të, Donçiq ngre tre gishtat dhe këndon “Vidovdan”, këngën e serbëve për kinse betejën e Kosovës.

Shihet se Donçiq është në shoqërinë e disa personave, njëri prej të cilëve është edhe kolegu i tij nga kombëtarja Zoran Dragiq.

Nuk dihet se ku dhe kur është bërë regjistrimi, ndonëse mediat serbe spekulojnë se bëhet fjalë për një skenë gjatë “Mundobasket”.

Ky lloj festimi skandaloz i Donçiqit nuk është i rastësishëm, duke pasur parasysh se familja e tij nga ana e babait është me origjinë nga Serbia, ndërsa babai i tij Sasha jeton në Beograd./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bad Bunny Basket (@badbunnybasket)