S’ka pushim në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaron se në Komunën që ai udhëheq tash e tutje shërbimet për qytetarë nuk do të jenë të mbyllura për pauzën e drekës.

Lajme

16/01/2014 11:42

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë, 20 janar 2014, shërbimet me qytetarë nuk do të jenë të mbyllura për pauzë të drekës.

Kryetari Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ky vendim është arritur në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Prishtinës, si lehtësim i parë në reformimin e proceseve të shërbimeve për qytetarët.

“Të gjitha shërbimet në ndërtesën e vjetër të Komunës, ato të ofiqarisë, shërbimit për qytetarë, dhe ato të tatimit në pronë, do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 08:30 deri në 15:00 pandërprerë”, ka deklaruar Ahmeti.