S’ka paqe për presidentin e Hoffenheim, shënjestër e ultrasve edhe në Berlin

Bundesliga njolloset nga reagimi i ultrasve, tifozerive të organizuara.

Sport

01/03/2020 17:50

Gjithçka nisi nga ndeshja Hoffenheim-Bayern Munich, ku tifozët e ekipit kampion shpalosën një mesazh drejtuar presidentit të Hoffenheim (një ndër njerëzve më të pasur në Gjermani) dhe federatës gjermane (DFB).

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe madje në 16 minutat e fundit u luajt vetëm me pasime në mesin e fushës nga të dy skuadrat.

Por, nëse Rummnigge dhe drejtuesit e Bayern mbështetën presidentin e Hoffenheim, Hopp, kjo nuk ka qetësuar gjakrat, që janë rindezur edhe sot, pasi në disa fusha në Gjermani janë ekspozuar sërish mesazhe kundër federatës gjermane (DFB) dhe Dietmar Hopp.

Edhe në ndeshjen e sotme mes Union Berlin dhe Wolfsburg kishte mesazhe të tilla, me ç’rast gjyqtari vendosi të ndërpriste takimin për disa minuta. /Lajmi.net/