S’ka oferta për Balotellin

Milani nuk e ka marrë asnjë ofertë për Mario Balotellin. Për këtë ka siguruar zëvendës presidenti Adriano Galliani, sipas së cilit, sulmuesi italian për momentin mbetet në San Siro.

Sport

20/08/2014 17:40

Milani nuk ka marrë kurrfarë oferte për Mario Balotellin. Së fundmi spekulohej se Liverpooli mund të jetë destiancioni i ardhshëm i sulmuesit italian.

Madje, flitej se Reds i kanë bërë gati 22 milionë euro për “SuperMario”, i cili do t’i përfitonte 6 milionë euro në vit, me një kontratë katërvjeçare, deri më 2018.

Mirëpo, zëvendës presidenti i Rossoneri, Adriano Galliani, e ka përgënjeshtruar një mundësi të tillë.

“Për momentin nuk ka arritur nga Liverpooli asnjë ofertë për Balotellin, kështu që nuk ka asgjë të re”, deklaroi Galliani për Ansa.

Ai tha se deri më 1 shtator mund të ndodh gjithçka në ‘pazarin’ Rossoner, duke paralajmëruar përforcime, por edhe largime nga San Siro.