S’ka objekt për Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, bojkotojnë LDK dhe PDK

11:31 | 31 Maj 2016

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se LDK/PDK po bëjnë betejë të cektë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Meqë këto dy parti kanë bojkotuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke mos ia mundësuar kështu që Ambasada e Shqipërisë të ketë një objekt në qendër të Prishtinës, Ahmeti thotë se ky është turp për shtetin tonë, raporton lajmi.net

Ja postimi i tij:

Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikes së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasades së Republikes së Shqipërisë në qendër të qytetit.

Qe dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashket të dy qeverive.

Kur e vërejtëm hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë pra për LDK për ta ndërtuar selinë SHUMEkatëshe të partisë.

Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PdK ka bojkotuar seancen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDKsë.

Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.

Republika e Kosoves ka Ambasadë në qendër të Tiranes.

Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre.